Edon Hasani lë Vllazninë për Iranin

Mesfushori Edon Hasani largohet nga Vllaznia dhe tenton një aventurë të re jashtë Shqipërie, pas atyre në Bullgari e Rumani.

Ish-mesfushori i Kukësit është prezantuar krejt papritur në Iran, ku ka firmosur për Sepahanin, klub mjaft i njohur në Azi, por që këtë sezon po vuan shumë.

Vetëm 25 vjeç, Hasani ka një CV të pasur dhe ka bindur shumë shpejt drejtuesit e Sepahanit, që kanë eksperiencë të shkëlqyer edhe me Xhevahir Sukajn, i cili kujtohet me respekt të veçantë në Iran.

Lëvizja është befasi e madhe, sepse Hasani nuk kishte dhënë ndonjë sinjal largimi apo bisedimesh jashtë vendit.

Tani Vllaznia humbet një emër cilësor, por në mesfushë ka plot emra të njohur dhe i duhen në mbrojtje e sulm përforcimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online