Gjoka: Duhet ende kohë, e kalojmë shpjet ngërçin

0

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Teutën ka treguar dhe një herë se problemi më i madh i skuadrës së tij është ana psikologjike, duke theksuar se duhet dhe pak kohë që skuadra të ndërtohet skuadra plotësisht teksa për “Supersport” tha .

“Kemi nevojë për shumë punë dhe për përgatitje të mirë nga ana psikologjike. Puna sapo ka nisur, nuk është e lehtë të ndërtohet skuadra në pak kohë, ndaj duhet kohë”.

“Forma fizike? Nuk është e keqe, skuadra vrapon e lufton deri në fund. Ndonjëherë edhe ana psikologjike të rëndon dhe në fund skuadra shpërbëhet, kur është duke humbur. Megjithatë, do të punojmë shumë në këtë aspekt dhe nëse do të vijnë disa rezultate pozitive, edhe skuadra do të çlirohet. Kam besim se do ta kalojmë këtë ngërç, edhe pse nuk është e lehtë. Duhet më shumë guxim dhe besim në vetvete, për të fituar ndeshjet”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.