Kamza “çmendet” në Korçë dhe ndez kampionatin

Nuk e kishte bërë askush deri tani, e bëri Kamza: skuadra debutuese po konfirmohet si befasia e madhe e sezonit, sepse sot barazoi 1-1 në Korçë, duke marrë një pikë të artë, jo thjesht për renditjen, por sidomos për moralin, sepse tashmë është bindur plotësisht se është një “big”, që mund të kërcënojë të gjithë.

Pritej fitorja e Skënderbeut, por lodhja e së enjtes gjithashtu do të ndihej, aq më shumë që mungesat po shtohen dhe të enjten e ardhshme e ka radhën ndeshja kundër Dinamos së Kievit.

Me formacionin më të mirë të mundshëm, Skënderbeu nuk arriti asnjëherë maksimumin e vet, duke luajtur me ritëm të ulët, siç dëshironte Kamza. Rastet nuk munguan, me korçarët që ishin superiorë, ashtu si pritej, por mbrojtja e shkëlqyer e Kamzës nuk u trondit dhe mbuloi mjaft mirë Souenë me shokë.

Për të zhbllokuar Skënderbeun u desh një perlë nga Radas, i cili në minutën e 66-të shënoi me zgjuarsi nga goditja e dënimit, duke gjetur një kënd të pambuluar nga muri i shpërbërë i Kamzës. Halilaj u befasua dhe gol, ndërsa Radas festonte duke ia dedikuar golin fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti.

Mbaroi? Për Kamzën nuk mbaron kurrë, sepse kjo skuadër ka energji fizike e mendore të pashtershme. I shkoi pranë golit me Ymerajn, e gjeti me Plakun, një sulmues i zgjuar, i cili nuhati mjaft mirë pasimin e gjatë nga Idrizaj nga mesfusha dhe 4 minuta para mbylljes ndëshkoi Skënderbeun e pavëmendshëm. Gol, por jo festë për Sebinon, që konfirmohet lider i Kamzës së çmendur, që rihap kampionatin.

Skënderbeu – Kamza 1-1

Shënues: Radas 66’/ Plaku 86?

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Taku, Muzaka, Xhejms (Sahiti 75?), Gavazaj (Dita 78?), Soue. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Teqja, Demte, Gripshi, Shkodra, Nimaga.

Kamza: Halilaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeraj (Mumajse 69?), Rezi (Neziri 53?), Plaku, Raçiç (Imeri 74?). Trajner: Ramadan Ndreu. Të gatshëm:  Gjonikaj, Rami, Mehmeti, Zefi.

Gjyqtarë: Adrian Beqiri, Ermal Barushi, Dojando Myftari, Klajdi Kola.

Delegat: Millan Baci; Vëzhgues: Myrteza Allkja.

Kartonë të verdhë: Gavazaj 40?, Mici 42’/ Arrabal 65? Raçiç 69?, Frashëri 75?, Halilaj 90’+5

GOLAT

66’ – Marko Radas ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke i dhënë avantazhin korçarëve. Kroati me të djathtën gjeti cepin e portës së Halilajt kjo dhe nga shpërbërja e murit të Kamzës.

86’ – Top i gjatë nga mesfusha, gabon Aliti, i cili nuk e ndjek si duhet trajektoren dhe Plaku del i vetëm me Shehin. Me qetësi, ish-sulmuesi i Skënderbeut mund Shehin dhe nuk feston, ne shenje respekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online