Gjobitet Williams, 10000 dollarë për gjestin e pahijshëm

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tenistja e njohur amerikane, Serena Willams, është gjobitur me 10000 dollarë nga organizatorët e turneut anglez “Wimbledon”. Shkak për këtë vendim ka qenë një gjest i pahijshëm i tenistes 37-vjeçare.

Një ditë para fillimit të turneut Williams po stërvitej në një prej fushave stërvitore që ndodhen në kompleksin gjigant. Në një moment nervat e kanë tradhtuar tenisten e cila dëmtoi me raketën e saj tapetin e fushës me bar.

Ëilliams nuk është e vetmja që është gjobitur nga organizatorët e turneut. Më keq nga të gjithë e ka pësuar australiani Tomiç, i cili iu desh të paguajë një gjobë prej 54 mijë dollarësh për shkak se paraqitje e tij në humbjen ndaj francezit Tsonga u konsiderua nën nivelin e duhur të turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *