“Gjithçka ishte magjike“! Mbrojtësi shqiptar luan ndeshjen e parë në kampionatin italian: Isha i emocionuar, përpiqem të “vj.edh” në stërvitje

Serxho Kalaj luajti ndeshjen e tij të parë për këtë sezon me fanellën e Frosinones. Mbrojtësi shqiptar ishte i pranishëm në fushë për 66 minuta në fitoren 3-0 kundër Ternanës. Një ndeshje pozitive e 22-vjeçarit, që u kthye përsëri në urdhërat e Grosos, pas fatkeqësisë familjare për shkak të humbes së të atit të tij. Kalaj ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit italian, ku ka shprehur ndjesitë e tij pas ndeshjes së parë të luajtur me Frosinonen.

“Gjithçka ishte magjike sot (dje), stadiumi plot, tifozë të mrekullueshëm, rezultat i lartë. Sot ishte një fazë speciale për mua. Ishte ndeshja e parë në të cilën babai nuk ishte i pranishëm në tribunë (babai ndërroi jetë së fundmi), isha pak i emocionuar. Është e rëndësishme që ne i sollëm tri pikët në krahun tonë dhe që skuadra bëri mirë.

Mendoj se Frosinone mund të aspirojë vetëm në majë. Është e përbërë nga të rinj dhe djem më me përvojë, në stërvitje të gjithë bëjmë më të mirën, nga ata që luajnë çdo lojë deri tek ata që nuk luajnë kurrë siç më ka ndodhur mua. Mendoj se kjo është emblema e Frosinones: kush luan, bën mirë në çdo rast.

Ka shumë konkurrencë, unë personalisht përpiqem t’ua ‘vjedh’ sekretet shokëve të mi më me përvojë. Personalisht nuk i vendos vetes limite, jap 100% në stërvitje dhe trajneri e di këtë. Kur ka nevojë, përpiqet të më bëjë gati. Qëllimi im është t’i jap një dorë skuadrës kur të jetë e nevojshme. Dua të jap maksimumin për të nderuar gjithmonë këtë fanellë të lavdishme”, ka deklaruar Serxho Kalaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online