Tifozët e Kombëtares duan ende dashurinë e vjetër me puthje fanelle, Xhuliano Skuka është i preferuari edhe pse shënon në miqësore

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në “Facebook“ disa nga çastet më të bukura të përjetuara nga lojtarët e Kombëtares kuqezi dhe tifozët e saj. Në mbyllje të këtij viti kalendarik, FSHF-ja ka sjellë në kujtesë 5 nga festimet e golave të shënuar gjatë 2022-shit.

Në listë gjendet festa e Myrto Uzunit kundër Spanjës, e Lenjanit kundër Islandës, e Skukës kundër Armenisë, e Ismajlit ndaj Italisë dhe e Asllanit kundër Armenisë. FSHF-ja ka ftuar tifozët të përzgjedhin më të bukurin prej tyre.

Duket se tifozët shqiptarë duan ende dashurinë e vjetër me puthje të fanellës, teksa një numër i lartë i tyre ka komentuar emrin e Xhuliano Skukës. Ky i fundit festoi duke puthur stemën e fanellës së Kombëtares në golin e tij të parë që shënoi me kuqezinjtë. Pavarësisht se ishte thjesht një gol i shënuar në një takim miqësor, tifozët kanë vlerësuar pasionin dhe ndjenjën e lartë të sulmuesit të Partizanit karshi fanellës që mbante veshur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online