Zhillimet e fundit në merkato e dërgojnë Romelu Lukakun në Torino. I pagabueshmi i transferimeve, Fabrico Romano, ka raportuar se belgu ka arritur marrëveshjen e tij personale me Juventusin. Drejtuesit e klubit italian këmbëngul për një shkëmbim Lukaku-Vlahoviç dhe një shtesë prej 40 milionë euro.
Tashmë vendimi ka kaluar i gjithi në duart e Pocchettino-s. Fabricio Romano bën me dije se trajneri i Chelsea-t është ai i cili tashmë duhet të vendosë. Vlahoviçi do të rriste edhe më tepër rivalitetin me Brojën, por ky i fundit pëlqehet së tepërmi nga kreu i pankinës së bluve të Londrës. Pocchettino dëshiron ta shohë Armando Brojën në fushën e lojës, për të marrë vendimin përfundimtar sa i përket të ardhmes së sulmuesit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/