Gjithçka e kryer/ Tashmë Tare mund të buzëqeshë lirshëm, Vedat Muriqi është i Lazios

Tashmë Igli Tare mund të buzëqeshi lirshëm. Gjithçka është e kryer, Vedat Muriqi është lojtar i Lacios. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës do te largohet nga Fenerbaçe për të filluar një aventurë të re në Seria A. Mediat italiane kanë publikuar dhe detajet e këtij transferimi. Lacio do të paguajë 18 milionë euro tek turqit, me një shtesë bonuese nëse Lacio paraqitet mirë në arenën europiane dhe në kampionat.

Muriqi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me kryeqytetasit, me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon. Pas performancave mjaft të shkëlqyera tek Fenerbaçe, ky është një shans mjaft i artë për Muriqin për të treguar vlerat e tij si një sulmues. Lojtari shqiptar do të gjejë një ambient mjaft të përshtatshëm, pasi në ëktë skuadër luan dhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online