VIDEO/ Mbape bën ç’të dojë në zonë dhe Kaselo mahnit nga distanca, spektakël në Ligën e Kombeve

0

Mbrëmbja e sotme është rezervuar nga Liga e Kombeve, ku spikasin dy sfidat Suedi-Francë dhe Portugali-Kroaci. Spektakël është dhuruar në fushën e lojës, ku skuadrat i kanë dhënë tifozëve nga ekrani një shije të vërtetë futbolli.

Mbape di thjesht të bëjë magji me këmbëte tij, teska vetë shpik golin kundër Suedisë. Francezi nis të hyjë në zonë nga krahu, ku edhe bën ç’të dojë me mbrojtjen kundërshtare. Dy rivalë kalohen lehtësisht dhe nga një pozicion diagonal me portën arrin të tundë rrjetën, duke treguar kështu klasin e tij.

Ndërkohë në krahun tjetër Portugalia ka gjetur avantazhin falë një perle nga Kanselo. Mbrojtësi i Mançester Sitit mahnit nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh mjeshtërisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.