Gjimshiti humb të dyja përballjet me Ronaldon në Champions, e mbyll edhe me ndeshjet e nëntorit me Shqipërinë

Berat Gjimshiti ishte i pafat mbrëmjen e djeshme, ku u largua me barrel gjatë pjesës së parë. Një përplasje aksidentale mes tij, Berishës dhe Ismajlit i kushtoi atij një frakturë të rëndë në krahun e majtë. Menjëherë lë fushën dhe i drejtohet spitalit për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Sipas raportimeve të fundit, Gjimshiti do i nënshtrohet një ndërhyrjeje në krahun e tij dhe me shumë ngjasa do të qendrojë larg fushave për të paktën një muaj. Një periudhë kjo që i heq nga duart 5 ndeshje kampionati, por edhe dy përballje tejet të rëndësishme në Champions League, ato kundër Manchester United-it të Cristiano Ronaldos.

Rekuperimi i tij do të përkojë me kohën kur Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës në grupin I. Pas Polonisë, duket se Gjimshiti humb edhe sfidat me Anglinë dhe Andorrën. Edhe në rast rekuperimi në kohë, mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë një alternativë për Rejan, duke qenë se do të qendrojë për një muaj pushim dhe forma e tij nuk do të jetë e duhura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online