E kuqja “tërbon” serbët/ Federata Serbe letër FIFA-s pas xhaketës së Shaqirit dhe flamujve shqiptar: Të hiqen nga futbolli

Ngjyra e kuqe e flamurit shqiptar vijon të “tërbojë“ serbët. Shpalosja e flamujve kuqezi në përballjen mes Suedisë dhe Kosovës në përballjen e djeshme nga ana e tifozëve shqiptarë të diasporës ka “çmendur” Federatën e Futbollit të Serbisë. Sekretari i përgjithshëm i saj ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje. Marrë shkas edhe nga ngjarja e ndodhur me Shaqirin kur një tifoz i vesh xhaketën me simbolet e UÇK-së si dhe parrulla “Kosova është Shqipëri” në stadiumin e Suedisë, Shurbatoviç zotohet se do të dërgojë letër proteste në FIFA për të marrë masat më të ashpra të mundshme për veprimet e mësipërme, ku përfshijnë edhe përjashtime nga kompeticionet e saj.

“Ne jemi duke përgatitur një letër proteste që do t’i dërgojmë FIFA -s gjatë ditës. Ne do të kërkojmë një reagim urgjent dhe sanksionet më të rrepta kundër Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste ‘UÇK -së’ gjatë një deklarate për mediat, por edhe kundër të ashtuquajturës Federata e Futbollit e Kosovës për shfaqjen e parullës ‘Kosova është Shqipëri’ në ndeshjen Suedia-e ashtuquajtura kombëtare e Kosovës dhe propagandimi i idesë së ‘Shqipërisë së Madhe’. Federata e Futbollit e Serbisë do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të hequr përgjegjësit për këto ngjarje nga futbolli”, deklaron Jovan Shurbatoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online