Gjimshiti e Bonuçi në shënjestër, Berisha vendimtar

Atalanta mund të kishte fituar me Juventusin, por në Bergamo gjithçka u mbyll me shifrat e barabarta 2-2. Në fushë nga minuta e parë ishin Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi qendror gaboi shumë shpejt, duke shënuar në portën e tij.

Kjo ka bërë që mediat në vendin fqinj ta vënë në shënjestër dhe ta cilësojnë si më të dobëtin në fushë. Nuk është i vetmi Gjimshiti, pasi gjysmë note më shumë kanë marrë edhe Leonardo Bonuçi e Sami Kedira, të cilët bënë paraqitje për t’u harruar.

BERAT GJIMSHITI (NOTA 4.5) – Gafë totale te autogoli, shumë i ngathët tek ajo ndërhyrje ne mbrojtje. Dakord, topi u përplas dhe rrotullimi ishte çoroditës, por ishte fillimi i ndeshjes dhe mund e duhej të bënte diçka më shumë në atë rast.

ETRIT BERISHA (NOTA 6.5) – Etrit Berisha ka qenë vendimtar me ndërhyrjen e tij në minutën e pesë të takimit, duke mbajtur Atalantën në lojë. Portieri i kombëtares arriti të devijonte topin e gjuajtur nga Bentakur dhe që përfundoi më pas në traversë. Me shifrat 0-2, ndoshta ndeshja do të kishte përfunduar ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *