Gjici “tym”, përgatit spastrimin në rast dështimi

Safet Gjici, me të drejtë, është i zhgënjyer pas dy ndeshjeve kundër Valetës. Në fakt, Kukësi u kualifikua dhe ky është lajm fantastik për presidentin verilindor, i cili gjithsesi nuk e kapërdin faktin që ekipi i tij të vuajë në Shkodër e të masakrohet në Maltë.

Dje realisht nuk do të ishte çudi nëse Valeta fitonte me disa gola diferencë, por mbrojtja dhe portieri i Kukësit ishin fantastikë.

Fati ishte me Kukësin, me golin e shënuar në fund të një takimi me vetëm 2 goditje në portë nga nënkampionët e Shqipërisë. Këtë Gjici e di mirë dhe ia ka bërë të qartë dhe skuadrës, me tone të larta. Sipas asaj që raporton Supersport, presidenti i Kukësit i ka paralajmëruar lojtarët. Të gjithë ne provë, asnjë premio.

Gjici është i zhgënjyer edhe nga merkatoja, sepse erdhën 12 lojtarë në verë. Pakult konsiderohet fajtor që ka pranuar aq shumë lojtarë pa gjetur sulmues cilësor por edhe drejtori sportiv Nexhipi.

Zhgënjim nga 80% e ekipit: Përjashtim bën mbrojtja,Dzaria e sulmuesi Sebino Plaku. Tani një paralajmërim i fort për turin e dytë, ku duhet reagim urgjent në lojë, përndryshe ikin shumë lojtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online