Gjici: Trajner si Pakult nuk ka ardhur ndonjëherë, titulli mbetet synimi

Safet Gjici beson te titulli, edhe pse është 9 pikë pas Skënderbeut. Besonte para javës së shkuar, normale që tani është i bindur se kampionati mund të fitohet. Në një intervistë për mediat, presidenti i Kukësit ka folur për kampionatin, ndeshjen kundër Flamurtarit, stadiumin dhe marrëdhëniet me bashkinë, por edhe zgjedhjet e ardhshme në FSHF.

TRAJNERI – “Kemi përzgjedhur një trajner me shumë përvojë, i cili ka drejtuar dhe skuadrën e madhe të Rapidit të Vjenës, ku ka dalë dhe kampion. Ka drejtuar skuadra që janë shumë herë më lart se skuadra e Kukësit. Nuk besoj se ka ardhur një trajner si Pakult në Shqipëri me CV që ka, sa i përket atyre trajnerëve që kanë drejtuar në kampionat shqiptar”.

FLAMURTARI – “Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Flamurtarin, i cili ka një skuadër shumë të mirë këtë edicion. Duhet të përgatitemi shumë mirë nga ana psikologjike, por dhe nga ana morale që ekipi duhet të fitojë këtë ndeshje. Fitorja me Flamurtarin do të bënte që të nisnim ngjitjen e shkallëve për në vendin e parë. Objektivin ne nuk e lëvizim, e kemi mbrojtja e titullit kampion”.

ZGJEDHJET – “Kam dëgjuar dy alternativat dhe besoj se do e ndihmojnë futbollin. Vota është e fshehtë. Kukësi ka administrator dhe do bëjë alternativën më të mirë, që në radhën e parë është në të mirë të Kukësit dhe të kuksianëve. Në radhë të dytë për të mirën e futbollit të kuksianëve. Këtë e them sepse mediat mezi e thyejnë gjuhën në Kukës. Ne ju kemi treguar se bëjmë futboll, marrim trofe dhe i kemi marrë me meritë dhe nuk ia dimë për nder askujt për ato që kemi marrë”.

STADIUMI – “Kemi një problem me stadiumin. Kemi një projekt ide shumë të mirë. Federata dhe qeveria besoj se do na ndihmojnë me një investim shumë herë më të vogël se stadiumi i Elbasanit apo ai i Shkodrës, mund të bëjmë një stadium shumë të mirë. Besoj se e meritojmë, pasi në këto vite kemi qenë çdo vit në kompeticionet europiane dhe kemi marrë tre trofe të rëndësishëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online