Në përfundim të ndeshjes së Superkupës, presidenti i Kukësit Safet Gjici është larguar dukshëm i mërzitur nga stadiumi. Sot nuk mund të mungonte dhe mbledhja e zakonshme pas çdo ndeshje. Numri një i klubi të Kukësit ka thirrur stafin teknik duke i kërkuar llogari për humbjen. Siç raporton “Supersport”, bosi kuksiane i ka kërkuar fitoren me çdo kusht në ndeshjen e parë të kampionatit, me Kamzën. Verilindorët do të luajnë ndeshjen e parë të këtij sezonin të shtunën në orën 16:00. Në krahun tjetër tekniku serb Mlladen Milinkoviç ka marrë përsipër gjithë përgjegjësinë e humbjes, duke vënë pas vetes skuadrën. Një praktikë për të mbajtur skuadrën larg presionit.
Ky president luan shume fort jashte fushe, kete e ka vertetuar edhe me deklarimet e tij hapur ne media kur ka shkarkuar dy trajneret qe kane mundur te fitojne trofe Klodian Duro me te cilin fitoi kupen e Shqiperise dhe Ernest Gjoka me te cilin fitoi titullin kampion vitin e kaluar. I bindur ne meritat e veta deklaroi se Kupen dhe kampionatin i fitova vete duke shkrire komplet ekipin dhe stafet teknike. Eshte rast unikal qe nje president shkrin ekipin me gjithe staf me te cilin shpallet kampion!!!! Pergjegjesine duhet ta shofe tek vetja dhe jo tek te tjeret. Nuk behet dot ekipi me mbledhje partie 3 here ne dite. Tirana edhe pse shiti komplet ekipin i dha nje leksion ketij njeriu si luhet futboll. Shpresojme qe kete vit ky njeri te beje te mundur mbijetesen e Kukesit ne superiore se per me shume nuk do kete mundesi.