Gjici i dorëzon edhe fanella, Kukës Arena bën bashkë Armand Dukën dhe Edi Ramën

Kukësi përuron inagurimin e stadiumit të ri dhe në ambientet e brendshme të tij kanë mbërritur edhe Edi Rama dhe Armand Duka. “Kukës Arena” ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë si dhe presidentin e FSHF-së, të cilët kanë marrë edhe një dhuratë simbolike nga ana e Safet Gjicit.

Presidenti i Nderit të klubit të Kukësit u ka dorëzuar Ramës dhe Dukës fanellat me numrin 10 të skuadrës verlindore. Kujtojmë se rikonstruksioni i “Kukës Arena” u zhvillua pas një investimi të përbashkët mes qeverisë dhe FSHF-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *