“Gjeta lojtarë që ishin të inatosur dhe të ofenduar”! Mundi Dinamon, trajneri i Kastriotit flet pas festës së madhe në dhomat e zhveshjes

Dinamo ka pësuar një tjetër humbje që e dërgon këtë ekip më afër Kategorisë së Parë. Në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit do të vendoste goli i Selmanit. Pjesa e parë ishte një përgjumje e vërtetë ku llogaritet vetëm mundësia e Haxhiut që përfitoi nga dalja tërësisht e pakuptueshme e Salit. Por Karakaçi nuk e la topin që të shkonte në rrjetë. Pavarësisht dëshirës për të kërkuar portën e krutanëve, kryeqytetasit nuk shfaqën asnjë rast të pastër.

Në të dytën ritmi nisi të shtohej sadopak nga Dinamo në portën kundërshtare, por sërish pa efikasitet. Mjaftoi një rast dhe një goditje në portë që Kastrioti të shënonte. Si gjithmonë ekipi i Celës është shumë cinik, ku pas një topi të mbetur në zonë, mbrojtësi gjeti cepin e rrjetës. Tanimë krutanët kanë rezultate më të mira edhe se vetë Tirana pasi në pesë ndeshjet e fundit njohin katër fitore dhe një barazim, ndryshe nga bardheblutë me tre fitore dhe dy barazime. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Cela: “I kam kërkuar ekipit që të kishim ekuilibër. E kishim studiuar mirë Dinamon. Vij nga një festë e madhe në dhomat e zhveshjes me surprizën që më bënë djemtë. Dinamo luajti shumë mirë dhe nuk ishte agresiv në metrat e fundit, kjo edhe falë meritës tonë. Ndonjëherë duhet edhe pak fat në ndeshje. Nuk mendoj se gara e mbijetesës është e mbyllur. Kastrioti ka qenë më e uritur. Këta djem kanë qenë të ofenduar, të ofenduar nga rezultatet e marra. Gjeta djemë që ishin shumë të uritur dhe të inatosur, që ne e shprehëm dhe e shfrytëzuam në stërvitje.”

Vanoli: “Në këto tre ndeshje, ne vetëm Egnatian nuk kemi luajtur mirë. Sot u goditëm vetëm nga një goditje standarte. Nuk arritëm të kalonim në nivelin ofensiv në të njëjtin kualitet si ishim në mbrojtje. Janë këto situatat ku edhe me një gjysmë goditje përfundon topi në rrjetë. Urime edhe kundërshtarit pasi nuk gaboi asgjë. Momenti i golit? Kemi bërë shumë gabime më para, kemi pësuar gol, por nuk i kemi falur gjë kundërshtarit. Nuk është mbyllur shpresa e mbijetesës, përderisa matematika na mban ende në lojë. Unë flas vetëm për këto tre ndeshje që jam me ekipin dhe jo për atë që ka ndodhur më parë. Lojtarët po bëjnë punën e tyre dhe ne kemi detyrime ndaj tifozëve dhe presidencës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online