Gjesti mjaft qytetar i bërë nga tifozeria shkodrane në “klasiken” e futbollit shqiptar merr edhe vlerësimet e Starovës. Duartrokitjet e tifozëve të Vllaznisë për ekipin e Tiranës pas fitores së këtyre të fundit ka bërë nostalgjik trajnerin e mirënjohur. Starova kujton në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”një moment të njëjtë që i ka ndodhur në kohën kur ishte vetë futbollist dhe është duartrokitur nga shkodranët.
“Është shumë për t’u vlerësuar që tifozeria shkodrane ka duartrokitur Tiranën në fundin e ndeshjes. Kur kam qenë unë lojtar, mbaj mend që kemi fituar në Shkodër dhe na kanë duartrokitur. Kam kohë pa e parë këtë gjë”, ka thënë Sulejman Starova./Sport Ekspres/