Gjesti i madh i Mario Mandzukic, lë pagën për talentet në pamundësi ekonomike

Mario Mandzukiç ka bërë një gjest mjaft të rrallë e të pa parë në futboll. Sulmuesi kroat ka vendosur të dhurojë rrogën e tij të muajit mars për bamirësi, për shkak se nuk arriti të luajë asnjë ndeshje me Milanin. Për shkak të një dëmtimi, Mandzukiç nuk mundi të aktivizohet për asnjë minutë me kuqezinjtë, të cilët kanë hyrë në fazën më të rëndësishme të kampionatit.

E gjithë paga e Mario Mandzukiç do të shkojë për fondacionin “Fondazione Milan”, që ndihmon talentat e rinj të cilët nuk kanë mundësi ekonomike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian ku do të bëjë publike të gjithë transfertën e pagës së muajit të mars të Mario Mandzukiç.

Mario Mandzukiç është një lojtar që ka fituar kudo që ka luajtur, prandaj ky gjest kaq i bukur nuk është aspak surprizë për opinionin publik dhe fansat e futbollit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *