Gjesti i bukur i Thiago Silvës, i hedh fanellën punëtorit në skelë

Të jesh punëtor i thjeshtë, mund të jetë dhe përfituese. Diçka e mrekullueshme i ka ndodhur një personi në Angli, i cili ishte duke punuar në skelën e stadiumit të Fulhamit. Në ndeshjen e djeshme ndaj Çelsit, ai preferoi të qëndronte në skelë edhe pse orari i punës kishte përfunduar.

Pasi takimi mes Fulhamit dhe Çelsit mbaroi, punëtori ka marë si dhuratë fanellën e Thiago Silvës. Mbrojtësi brazilian u tregua më se mirëkuptues dhe nuk hezitoi për t’i dhënë fanellën e tij në shenjë respekti.
Po nuk është hera e parë që i njëjti punëtor qëndron në skelë, për të përfituar një fanellë.

Më herët ky person kishte qëndruar përsëri mbas orarit të punës, për t’i kërkuar bluzën një tjetër braziliani, sulmuesit të Evertonit, Richarlison. Ky i fundit gjithashtu u tregua i gatshëm për tja plotësuar dëshirën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online