VIDEO/ E humb rastin me portën e boshatisur, Rei Manaj nuk mban formën te Barcelona B

Pas kritikave të shumta në Spanjë, Rei Manaj u kthye te Barcelona B duke lënë gjurmë. Goli individual i realizuar në derbin me Espanjolit duke dribluar kundërshtarët dhe duke gjetur saktësisht rrjetën, i dha shumë besim sulmuesit shqiptar.

Për të vazhduar me ndeshjen e fundit kundër Batalanos atje ku lojtari kuqezi bëri gjithçka në 20 minuta duke dhuruar asist, shënuar dhe njëkohësisht për të nxjerrë dy lojtarë kundërshtarë me karton të kuq.

E si rrallëherë Barcelona B i ka besuar 90 minuta në përballjen e sotme ndaj Gimnastic. Në humbjen me shifrat 3-1, Manaj nuk arriti që të lërë gjurmën e tij. Madje në minutën e 51 ka shpërdoruar rastin e artë për të ngushtuar diferencën, atje ku me portën e boshatisur nuk ka gjetur saktë kordinatat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online