Rei Manaj nuk mundi të linte shenjë në fitoren e Albasetes ndaj kryesuesve të Alkorkon. Por, sulmuesi lushnjar mori vëmendjen e medieve spanjolle për një gjest të bukur që ai kreu pas përfundimit të takimit.
21-vjeçari i dhuroi fanellën e tij një tifozi të vogël në shkallët e stadiumit të Albasetes. Ky veprim i futbollistit shqiptar e emocionoi së tepërmi vogëlushin, i cili nuk i mbajti dot lotët pas marrjes së fanellës.
Aventura e Manajt te Albasete filloi në mënyrë të përkryer, teksa në harkun e një muaji, sulmuesi lushnjar shënoi katër gola. Por, ecuria e mirë nuk ishte jetëgjatë, kjo dhe për shkak të disa dëmtimeve të njëpasnjëshme, prej të cilave humbi dhe vendin e titullarit.