Gjest i turpshëm! Vlahoviç shpërthen pas golit, feston duke prekur organin gjenital

Dushan Vlahoviç ishte autori i golit të dytë të Serbisë, që solli përmbysjen e përkohshme ndaj Zvicrës. Një gol që duket se me zor pritej nga sulmuesi, që ka shpërthyer pas shënimit. Futbollisti i Juventusit zgjedh të festojë me një gjest të turpshëm.

Vlahoviç ka prekur organin gjenital pas shënimit të golit. Një gjest aspak i hijshëm që ngre dyshime nëse i dedikohet lajmeve të fundit që kanë qarkulluar në media për të, apo festës së Shaqirit dhe tifozëve kundërshtarë të Serbisë. Kujtojmë se pak ditë më parë në mediat serbe qarkulloi një lajm se Vlahoviç kishte shkuar në shtrat me partneren e njërit prej shokëve të tij të ekipit te Kombëtarja serbe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *