“Lojtarët me origjinë shqiptare do na gëzojnë të gjithëve“, Gashi tregon organizimin e tifozëve shqiptarë për Serbi-Zvicër

Pak minuta më vonë do të nisë ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, ku pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh shqiptarë për të mbështetur nga afër Xhakën dhe Shaqirin. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Katari, duke ndjekur ndeshjen Portugali-Kore e Jugut, Zeqë Gashi ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine“, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar nga “Ora News“.

Gashi ka folur edhe për ndeshjen Serbi-Zvicër, teksa tregon se në Katar nuk është bërë shumë bujë për këtë përballje. Shkak ka qenë fakti se vëmendja është kthyer nga skepticizmi që perëndimi ka pasur për organizmin e Katarit në Botëror. Zeqë Gashi zbulon më tej se do të ketë një organizim të tifozëve shqiptarë për të mbështetur Xhakën dhe Shaqirin nga afër në stadium.

“Besoj do kemi një numër të konsiderueshëm në stadium. Nuk është bërë shumë bujë këtu, sepse janë në ndikimin sidomos të aktivitetit që ka qenë nga bota perëndimore për Katarin në përgjithësi. Ka pasur lajme edhe për atë. E dinë që FIFA do shqyrtojë atë incident që ka bërë Federata e Serbisë dhe lojtarët. Por nuk mendoj që do ndikohet. Mendoj se do jetë motiv për lojtarët që janë me origjinë shqiptarë nga Zvicra për të prodhuar një lojë të bukur dhe për të na gëzur të gjithë ne“, është shprehur Zeqë Gashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online