Gjermania ndizet në përpara Europianit, i shënon gol spektakolar Francës pas 7 sekondave lojë (VIDEO)

Një miqësore luksi është duke u zhvilluar mes Francës dhe Gjermanisë. Dy nga peshat më të rënda të futbollit botëror po masin forcat për Europianin që i prek në qershor. Gjermania “ndizet” përpara Europianit, teksa shtang “gjelat” që pa nisur ende mirë loja.

Vetëm 7 sekonda i mjaftuan “pancerave” për të tundur rrjetën. Ishte Virtci ai që shënoi një gol spektakolar në sekondat e para të ndeshjes, duke befasuar jo pak lojtarët e Francës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/