VIDEO/ Anglia dorëzohet përballë një 17-vjeçari, Brazili fiton miqësoren e luksit

Anglia dhe Brazili janë ndeshur mbrëmjen e sotme në një miqësore luksi. Kombëtarja amerikano-jugore është larguar me fitore nga stadium “Uembli”. Anglia është mposhtur me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 80.

Endriku shfrytëzoi një top të mbetur në zonë nga devijimi i Pikfordit, duke e shtyrë përtej vijës fatale. Anglia u dorëzua kështu në fund përballë një 17-vjeçari, i cili i dha Brazilit fitoren në fund të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/