“Për disa lojtarë të Kombëtares shqiptare Daku është Mbappe”, trajneri i Llapit i thur elozhe të tijve: Do vijë koha që do bëni krenar popullin shqiptar

Tahir Batatina ka reaguar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook” pasi kishte përfunduar ndeshja e Kombëtares kuqezi. Trajneri i Llapit i ka thurur elozhe dy lojtarëve që i ka stërvitur vetë, Mirlind Dakut dhe Muhamet Hysenit. Ai e quan Dakun Mbappe-në e Kombëtares shqiptare, ndërsa Hysenin e konsideron si Ronaldo për Kosovën.

“Për disa lojtar të Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku është Mbappe, kurse për disa të Kosovës, Muhamet Hyseni është Ronaldo. Forca djema, së shpejti vjen koha juaj dhe ju do jeni ata që do e bëni krenar sërish popullin shqiptar”, ka shkruar Tahir Batatina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/