Gjermania fton talentin shqiptar, Kosova e Shqipëria në pritje

Lista e kombëtares Gjermane U18 ka në të një futbollist me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për sulmuesin e Shtutgartit, Leon Dajaku, i cili ka spikatur me të rinjtë e skuadrës gjermane më së shumti.

Futbollisti 17-vjeçar është prej disa muajsh pjesë e skuadrës së parë të Shtutgartit. Pavarësisht moshës së re, Dajaku ka luajtur dy herë këtë sezon për Shtutgartin në Bundesligën e parë gjermane. Me ekipin e 19-vjeçarëve ai ka arritur të realizojë 8 gola.

Është e qartë që sulmuesi i ri e shikon të ardhmen me Gjermaninë, por interesi  i Kosovës dhe Shqipërisë për të shërbimet e Dajakut do të jetë gjithmonë i pranishëm. Sulmuesi ka luajtur me 17-vjeçarët e Gjermanisë dhe numëron 2 gola në 6 takime si titullar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *