“Deri në brezin tuaj të shtatë”! Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit “çmendet” dhe lumë fyerjesh, shokon gazetarin

Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamic, u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg për përvetësimin e miliona dollarëve gjatë transferimeve që ndodhnin me futbollistët në ligat më të forta në Europë, ku mes tyre futej edhe largimi i Luka Modriç.

Mamic është duke e shmanguar vuajtjen e dënimit aktualisht, por kur është pyetur nga gazetari në intervistën e dhënë së fundmi për mediat në kroate, ka dalë tërësisht nga vetja duke lëshuar lumë të sharash për mënyrën sesi është pasqyruar në media.

“Dhe tani, 20 vite më vonë, jam kthyer si një kafshë e gjuajtur, si një derr i egër kur gjuetia është e hapur. Çdo i poshtër më hedh baltë dhe shpëlan gojën me mua. Tani ju po më thoni se kush është hajduti këtu. Unë jam mamaja e gjithëkujt që guxoi të shkruante se Mamic është hajdut. Ai ka bërë gjithçka për ju, deri në brezin tuaj të shtatë”, u shpreh Mamic.

E në këto ofendime ishte gazetari i medias kroate që u shokua jo pak nga deklaratat surprizuese dhe që nuk njihnin më limite duke u shprehur: “Në rregull, nuk do e mbështes këtë që the, por mirë”. E në këtë moment është Zdravko Mamic që jep tjetër “shuplakë”: “As që më intereson se çfarë mbështet ti”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online