Teuta ka një ndeshje të vështirë këtë javë me Skënderbeun. Trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë të gatshëm edhe kapitenin Tefik Osmani, i cili mungoi në Gjirokastër dhe për durrsakët përfundoi cikli i ndeshjeve pa humbje. Korçari është i gatshëm, pasi e shleu pezullimin.
Mungesë e sigurt është ajo e Lansinet Sidibe, mesfushorit nga Guinea që nuk mund të luajë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndërkohë ka lajme të mirë nga mesfushori anësor, Armando Vajushi.
Shkodrani ka pasur një problem në gju dhe ende nuk ka debutuar me Teutën në Superiore. Së fundmi ka qenë fizioterapisti i njohur, Ervin Kapaj, ai i cili ka postuar një foto me shkodranin dhe mbishkrimi është i qartë: “Loading 90%”. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës me Skënderbeun.