Kukësi po vazhdon me eksodin e lojtarëve teksa në këto ditë të fundit kemi njoftimet që vijnë vetëm mbi mbylljen e bashkëpunimeve. Pas largimit të papritur të Telushit, Obanorit, Mustës, vjen edhe radha për Enis Gavazajn. Padyshim që trajneri Skënder Gega do ta ketë shumë të vështirë për të formuar një fytyrë të re të skuadrës në një kohë kur nuk ka më boshtin e saj.
Nga ana tjetër kjo dëshpëron edhe më shumë tifozët që e duan klubin për të luftuar për titullin kampion. Për momentin entuziazmi nuk është rritur ende për sa kohë vijnë njoftimet mbi largimet e bujshme dhe asgjë mbi afrimet e reja që do të zëvendësojnë këta futbollistë. /Sport Ekspres/