E mundën 2-5 në transfertë, lojtari i Manchester City të habit: Fituan me fat, ata nuk bënë asgjë

Manchester City pësoi një humbje poshtëruese dje përballë Leiçesterit. Qytetarët u shkatërruan me shifrat 2-5, edhe  pse vinin nga një fitore në ndeshjen e tyre të parë. Mahrez shënoi i parë për skuadrën e Guardiolës, por menjëherë pas këtij goli, Leiçester mori kontrollin me Vardin, i cili shënoi tripletë në këtë ndeshje. Gjithashtu interesant është fakti se Manchester City ishte mjaft i dobët në zoën e tij, duke shkaktuar 3 penallti në favor të kundërshtarit.

Teksa të gjitha mediat “gjunjëzuan” ekipin në pronësi të sheikëve, ndryshe mendon mesfushori Rodri. Sipas tij, Leiçester ishte mjaft me fat dhe nuk dhanë asnjë gjë në fushë. “Ishin me fat. Në ndeshje të tilla kur kundërshtari nuk bën absolutisht asgjë dhe ti nuk fiton, të bëjnë konfuz”, u shpreh Rodri. Kjo humbje e Manchester City i shkon per shtat ekipit të Liverpoolit, të cilët do të luajnë në një ndeshje mjaft të vështirë përballë Arsenalit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online