Gilman Lika: Nuk jemi për mbijetesë, kemi ende për të korrigjuar

0

Gilman Lika realizoi golin e fitores përballë Luftëtarit, shkodrani pas ndeshjes u shpreh entuziast dhe besimplotë se skuadra e tij nuk është për mbijetesë, pasi këtë besim ja jep cilësia që ka skuadra.

“E kam thënë edhe kur kemi qenë më në vështirësi, që ne nuk jemi për të rënë nga kategoria. Edhe ne kemi pasur problemet tona, sepse nuk vinë kot rezultate negative. Me kalimin e ndeshjes do të përmirësohemi akoma më tepër”.

“E rëndësishme është të bëhen gola. Kur themi mungon sulmuesi, nuk mund të fajësojmë vetëm sulmuesit. Krijojmë shumë raste, por kemi çaluar në finalizim”.

“Kam besim se nuk do jemi për të luftuar për mbijetesë, pavarësisht renditjes. Ky ekip ka kualitet, ka cilësi, që disa skuadra në Superiore nuk e kanë. Kjo më jep besim. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Çdo ndeshje është e vështirë si në shtëpi ashtu dhe jashtë fushe”.

“Këtë ndeshje nuk është se patëm shumë vertikalizimi. Me Lushnjen kishim shumë raste për gol. Sot pavarësisht lojës dhe fitore, skuadra nuk është se krijoi shumë raste, në krahasim me ndeshjet e tjera. Është diçka që duhet korrigjuar. Dihet që loja e vertikalizime është shumë efikase”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.