Gianni Infantino takon kreun Dukën dhe Ademin, presidenti i FSHF-së: Folëm për projektet në dy Federatat tona

Armand Duka dhe Agim Ademi kanë zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Pjesëmarrës kanë qenë edhe zv. presidenti i FSHF-së, Dervishaj dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj. Është vetë Duka që përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” njofton për këtë takim, ku është diskutuar mbi projektet e Federatës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

“Pak orë para finales së Champions League, pata mundësinë të zhvilloj një takim të përzemërt me Presidentin e FIFA, Gianni Infantino. Sëbashku me Zv. Presidentin Dervishaj, Presidentin e FFK, Agim Ademi, Sekretarin e përgjithshëm të FFK, Taulant Hodaj folëm me Presidentin Infantino mbi projektet në dy Federatat tona dhe i shpreha falenderime të sinqerta në emër të FSHF për projektet madhore që FIFA na ka besuar, si implementim i sistemit VAR dhe ndërtimi i Shtëpisë së Futbollit”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online