Zyrtare/ Kukësi prezanton timonierin e ri pak orë pas largimit të Longos, rikthen një trajner kampion

Diego Longo nuk ka përmbushur pritshmëritë e Kukësit këtë sezon, teksa pjesëmarrja në Europë mbetet e varur nga rezultati në Kupën e Shqipërisë. Për rrjedhojë, klubi ka vendosur të mos zgjasë bashkëpunimin me italianin. Por nuk ka vonuar shumë për të gjetur pasuesin e tij në krye të pankinës.

Vetëm pak orë pas njoftimit për largimin e Longos vjen edhe prezantimi i timonierit të ri të ekipit. Kukësi rikthen një kampion të Superiores, Skënder Gegën, në stolin e trajnerit, duke i besuar atij skuadrën për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit të Kukësit:

FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.

Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online