Gentjan Muça “përqafon” Tiranën e tij, në stadium për fitoren ndaj Turbinës

Prej 4 marsit 2017, Gentjan Muça nuk e ka prekur më fushën e blertë me fanellën e Tiranës. Një dëmtim i rëndë në gju, një tjetër nga ata që e kanë ndalur këto vitet e fundit, ka bërë që kapiteni bardheblu të dorëzohet përkohësisht, duke e pasur të pamundur të riaftësohej për një kohë të shkurtër.

Është nevojitur një terapi e specializuar në Itali, disa muaj jashtë vendit, por Mucxa është kthyer. Sot ishte në “Selman Stërmasi” për të ndjekur Tiranën e tij, që fitoi 2-0 ndaj Turbinës. E la në Superiore, e gjen në Kategorinë e Parë, por për 30-vjeçarin në këtë moment futbolli është në plan të dytë, pasi i duhet ende të shërohet dhe do të zhvillojë një tjetër periudhë riaftësuese, ndaj do të mungojë edhe disa kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online