Gentian Selmani tregon se pse nuk qëndroi në Turqi dhe arsyen e ardhjes te Laçi: Duhet të bëja një hap pas, doja minuta në fushë

Gentian Selmani është portieri i Laçit dhe mbërriti te kurbinasit pas një aventure në Turqi. Shumë pritej nga ky gardian, madje emri i tij asokohe u përfol edhe në Serinë A. Megjithatë situatat ndryshojnë shpejt në futboll, me Selmanin që tani është rikthyer te Laçi. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Selmani u shpreh:

“Trajneri i ri na ka sjellë eksperiencën e tij te Laci. Ne fituam ndaj Teutës, morëm pikë me një rival direkt. Tani janë të gjitha ndeshjet si finale, pasi kampionati shqiptar këtë herë është i paparashikueshëm, nuk ka ndodhur më parë. Megjithatë edhe Mezani ka sjellë eksperiencën e tij këtu te Laci.

Aventura në Turqi? 3 vite në Turqi dhe kam kaluar shumë mirë. Në sezonin e fundit janë ndërruar trajnerë dhe president, kanë ndodhur ndryshime, prandaj ika. Më vjen keq që shkoi kështu, por unë e bëra për të ardhmen. Mendova që të bëja një hap pas tani që të fitoja minuta dhe të mos rrija në stol atje pavarësisht se kisha kontratë të mirë”, tha Selmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online