Genoa dëshiron të mbijetojë në elitën e Serisë A, do të marrin Kastriotin Imerin në merkaton e janarit

0

Genoa dëshiron të korrigjojë gabimet e fazës së parë të kampionatit në mënyrë që të parandalojë rënien nga kategoria. Së fundmi drejtuesit shkarkuan nga pozicioni i trajnerit. Andriy Shevchenko, i cili e pati të pamundur te ndryshojë situatën tek skuadra e Genoas.

Në vend të tij, pritet të vijë Bruno Labbadia, i cili së fundmi udhëhoqi skuadrën gjermane, Hertha Berlin. Trajneri gjerman duket se nuk do të arrijë i vetëm në Itali, por do të transferojë dhe një lojtar që luan në Superligën e Zvicrës tek skuadra e Servette. Bëhet fjalë për 21 vjeçarin me origjinë shqiptare, Kastriot Imeri që luan në pozicionin e mesfushorit të avancuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.