E bujshme/ Behramit i del gënjeshtra sheshit, Bunjaku tregon prapaskenën: I dhamë edhe shiritin e kapitenit

Futbollistët shqiptarë në Zvicër vazhdojnë që të mos thonë të vërtetën kur bëhet fjalë për vendimet që kanë marrë sa i përket Kombëtares. Së fundmi ishte Valon Behrami i cili u shpreh se nuk ka ardhur te Kosova pasi askush nuk ka shkuar që ta takojë në fytyrë. “Nuk më ka ardhur askush ballë për ballë, në fytyrë, që të më thotë: “Valon, hajde në Kosovë se kemi nevojë për ty”.

E këto fjalë të mesfushorit i ka hedhur poshtë Albert Bunjaku, trajneri i parë i Kosovës që kishte fatin të ishte pjesë e dardanëve kur u pranuan në FIFA dhe UEFA. Madje Bunjaku u shpreh se Behrami kishte më shumë sesa ftesën e Kosovës, edhe shirtin e kapitenit.

“Realiteti është që Behrami ishte prioritet për ne dhe jemi munduar me çdo kusht për ta afruar. Kam shkuar në Angli dhe Zvicër për ta takuar. Shumë është përpjekur edhe i ndieri Vokrri. Ftesën e ka pasur Valoni. Madje nuk ka pasur vetëm ftesën, shumë më tepër se kaq, shiritin e kapitenit. Kjo është e vërteta sinqerisht, por vendimin e mori vetë Behrami”, u shpreh Bunjaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online