Gega: Sulmi lë për të dëshiruar, nuk mund të them që tani që jemi për kampion

Trajneri Skënder Gega ka komentuar në emisionin “Gol Pa Goli” në “Supersport” suksesin ne Kastriotin. Tekniku tropojan ka kritikuar sulmin, por ka fjalë pozitive për individë në veçanti.

NDESHJA

“E filluam mirë pjesën e parë që ishte dhe kryesorja kur mund ta mbyllnim ndeshjen. Kemi probleme në finalizimin. Në pjesën e dytë lamë shumë hapësira dhe u tërhoqëm pas. Kishte dhe pak lodhje dhe në mesfushë lamë toleruam pak. Nuk do doja ta shihja sërish atë pjesë të dytë”.

MALA

“Jam i kënaqur për mënyrën sesi punon. Është profesionist edhe pse është i ri në moshë. Ka bërë mirë dhe në pozicionin e ri ku luajti sot. Në pjesën e dytë u lodh disi, por e ndihmoi shumë skuadrën”.

SULMI

“Loja në sulm lë për të dëshiruar. Nuk do doja të rëndoj njeri me përgjegjësi, por lojtarët me tipare sulmues duhet të punojnë më shumë për të shfrytëzuar rastet që na krijohen”.

MERKATO

“Sot për të parën herë luajti Kodra, i cili vjen nga të rinjtë. E futa në një situatë kur nuk ishte shumë komod, por në stërvitje më ka dhënë besim se mund të rritet dhe ta ndihmojë skuadrën në të ardhmen. Dëshirat e mia, veç atyre që kanë ardhur që i kam aprovuar, kam pasur një listë me më shumë lojtarë me më shumë kualitet, por kanë pasur pretendime më të larat financiare se klubi dhe nuk janë afruar. Kështu funksionon. Besoj se çdo lojtar që ka ardhur mund të rritet. Edhe unë kam nevojë që të mësoj. Ishte një fitore që na jep qetësi, por kemi shumë punë për të bërë. Nuk mund të them se ky ekip është për kampion që tani. Pjesa e dytë nxori në pah të meta të tjera. Nuk jam i kënaqur prej 90-minutëshit”.

HEBAJ

“Kam 18 lojtarë që në fund kemi si qëllim arritjen e objektivave. Në momentin që Hebaj konsumohet them se duhet të ndërrohet. E kam ndryshuar në momentin e duhur. Kishte kohë të mjaftueshme. Unë e fus në ndeshje, pasi besoj tek ai. Është pjesë e Kombëtares së moshave dhe i duhet kohë. Jam i kënaqur që e kam në ekip. Do kisha dëshirë që të integrohej sa më parë. Është pjesë kryesore e ekipit tim sa të jem unë trajner”.

ASANI

“Asani kur është me topin ka vlera. Ka problem kthimin në mes. Duhet të punojë dhe kam besim se vlerat që ka do i shfrytëzojë për ekipin. Edhe gjatë stërvitjes i tërheq vëmendjes. Duhet të ishte më aktiv nga pasimet nga e majta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online