Partizani e la pas krahëve humbjen me Skënderbeun dhe u rikthye te fitorja në ndeshjen me Kamzën. Skuadra Skënder Gegës nuk e pati dhe aq të lehtë, megjithatë i bëri gjërat siç duhet në një ndeshje ku rëndësi kishte të merreshin tre pikët. Ndeshja e radhës është sfida me Kastriotin, takim që duhet vlerësuar maksimalisht, pasi u pa që ekipi i Nicës ia bëri mjaft të vështirë dhe Skënderbeut në Korçë.
Për këtë sfidë tekniku Gega do të ketë të gatshëm mesfushorin Ardi Hila që në sfidën e fundit ishte i pezulluar për shkak kartonësh. Një alternativë më shumë në mesfushë për teknikun tropojan që do ketë një repart të kompletuar, edhe pse ai vetë do kishte dashur që Telushi të ishte pushim për këtë sfidë, diçka që dhe ai e shprehur pas ndeshjes me Kamzën, duke deklaruar se i kishte kërkuar mesfushorit që të merrte karton të verdhë.
Në Fushë-Krujë “demat” do të kenë mungesën e e Sodik Atanda nuk do të jetë i gatshëm për takimin e kësja mesjave. Nigeriani mori kartonin e katërt të verdhë në përballjen me Kamzën dhe është i detyruar që ta ndjekë ndeshjen e radhës nga tribuna.