Gavi ka dhënë një intervistë për “El Mundo Deportivo”, ku ka shprehur hapur një kërkesë për të gjithë ata që duan t’i bashkohen Barcelonës. Mesfushori spanjoll ka thënë se lojtarët që mund t’i bashkohen klubit në verë nuk duhet të vijnë në skuadër me sjellje superylli apo superioriteti. Ai ka kërkuar që të qendrojnë me këmbë në tokë dhe të vënë vetën në shërbim të skuadrës.
“Gjëja më e rëndësishme është që ata të jenë aty për ekipin dhe të përkushtuar ndaj tij. Dhe nuk duhet të vijnë duke u sjellë si superyje ose superiorë, sepse kjo nuk ndihmon. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar, siç kemi bërë këto dy vitet e fundit. Dhe kushdo që të vijë, kjo është e gjitha që dua: që ata të jenë aty për ekipin dhe të ndihmojnë sa më shumë që të jetë e mundur”, është shprehur Gavi./Sport Ekspres/