Erjon Bogdani ka përfunduar marrëdhënien e tij me Mantova 1911. Klubi italian ka njoftuar ditën e sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me drejtorin sportiv Rinaduo dhe me ndihmësin e tij, Bogdanin. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, klubi Mantova 1911 ka falenderuar dyshenë në fjalë për kontributin e dhënë. Një kontribut, që siç e cilëson në komunikatën zyrtare për publikun, ishte përcaktues në arritjen e objektivit. Theksojmë se Mantova e përfundoi kampionatin në vendin e 8 në tabelën e renditjes së Serisë B.
“Faleminderit! Mantova 1911 njofton përfundimin e marrëdhënies bashkëpunuese me drejtorin sportive Leandro Rinaudo dhe bashkëpunëtorin Erjon Bogdani. Klubi bardhekuq, me president Filippo Piccoli në krye, synon t’u shprehë Leandro Rinaudos dhe Erjon Bogdanit një falënderim të merituar për punën e shkëlqyer të bërë, e cila përcaktoi arritjen e objektivit të arritur. Rinaudo dhe Bogdani uroj që në të ardhmen të arrijnë kënaqësi të reja, si nga pikëpamja njerëzore, ashtu edhe profesionale”, ka komunikuar klubi Mantova 1911./Sport Ekspres/