Gavazaj: Zëvendësimi? Doja të luaja…

0

Enis Gavazaj ka dalë përpara medieve dhe për RTSH u shpreh në lidhje me humbjen, duke e nisur nga gjendja fizike… “Nuk ishte e lehtë për mua, sepse vija pas dëmtimit. Nuk e di se çfarë thërrisnin tifozët serbë, pasi ishim të përqendruar. Ky rezultat nuk është i mirë, por ky është sporti dhe shpresoj që në të ardhmen të na buzëqeshë dhe marrim rezultate më të mira”. Sakaq, i pyetur për faktin nëse ishte gati ose jo për 90’, ja përgjigjia e tij: “Besoja që pjesën e parë ta mbaroja sa më mirë dhe pastaj të zëvendësohesha, por nuk kisha dëshirë kur më zëvendësoi trajneri, pasi po humbisnim, por çfarë të bëj, ndodhi…”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.