Gatuzo përjashton Bonuçin, tifozët: “lamtumirë pseudokapiten!”

Tani thuajse ka marrë fund çdo gjë. Bonuçi do të kthehet në Torino pas vetëm 1 viti larg, duke qenë se verën e shkuar u transferua kuqezi për 40 mln euro dhe u bë kapiten, duke i marrë edhe fanellën me nr.19 Kesit, që e kishte përvetësuar pasi u afrua te Milani përpara mbrojtësit…

Jo vetëm, Bonuçi deklaroi se do të ishte lider dhe se do të zhvendoste ekuilibrat e kampionatit, por jo vetëm që nuk e bëri, por zhgënjeu totalisht në fazën e parë dhe u ngrit, ashtu si i gjithë Milani, në fazën e dytë.

Edhe pse tifozët i dhanë dashuri të pakufizuar, edhe pse e mbështetën në momentet më të vështira, ai fliste në telefon me Alegrin & Co, fshehurazi, pasi e kishte projektuar largimin e tij. Paturpësi e vërtetë për një lojtar të këtij kalibri…

Kështu, pasi Kaldara dhe Higuain janë një firmë larg Milanit, Bonuçi sonte përjashtohet nga Milani dhe nuk do të luajë ndaj Totenhamit në Amerikë (ora 02:30 e mëngjesit) në Champions International Cup, pasi tashmë ai mund të quhet një lojtar jo kuqezi…

“Lamtumirë pseudokapiten!”, shpreheshin tifozët kuqezi sonte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *