Gatuzo në hall për mbrojtës, Leonardo gjen “kurën” në Angli

Dëmtimet e Romanjolit, Kaldarës dhe Musakios kanë bërë që në dispozicon të Xhenaro Gatuzos të jetë vetëm një qendërmbrojtës, kolumbiani Kristian Zapata. Për ta zgjidhur këtë problematikë, Milanit mund t’i vijnë në ndihmë anglezët e Çelsit.

Sipas së përditshmes sportive “Corriere Dello Sport”, drejtori teknik i Milanit Leonardo kërkon të afrojë gjatë merkatos së janarit mbrojtësin Geri Kehill. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar mban shiritin e kapitenit, por pavarësisht kësaj ai është aktivizuar në vetëm 21 minuta ne kampionatin anglez, madje në shumicën e ndeshjeve nuk ka qenë as pjesë e stolit të rezervave.

Anglezi pritet të vijë në Milano me anë të një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit. Duhet theksuar se gjatë viteve të fundit, Milani ka marrë gjithnjë e më shumë lojtarë të huazuar nga Çelsi si Van Ginkel, Fernando Torres, Pashaliç dhe së fundmi mesfushori francez Timuje Bakajoko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online