Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka folur nga Amerika, ku vijon turneun miqësor, duke komentuar natyrisht lëvizjet e fundit të klubit në merkato.
“Jam i kënaqur, kanë ardhur lojtarë të rëndësishëm. Matia është një djalosh interesant. Higuainin e njohim të gjithë, por jemi skuadër. Duhet t’i bëjmë pjesë të skuadrës dhe të ndihen si në shtëpi”.
Milani do të ndeshet me Barcelonën sot pas mesnate me orën tonë dhe Gatuzo e pranon se është një sfidë tepër e ndërlikuar: “Jam i magjepsur nga mentaliteti i tyre. Është shumë e bukur të shohësh djem 16-17-18 vjeç që luajnë menjëherë me lojën tipike të Barcelonës, e cila nuk mund të imitohet. Na pret një ndeshje shumë e vështirë, mbrojtja do vuajë shumë. Duhet atë shoh personalitet dhe qarkullim topi, për të mbajtur larg presionin e tyre”.
Ndryshimet me Higuain në formacion: “Nuk më detyron të ndryshoj modul. Baza është 4-3-3, por mund të kërkojmë zgjidhje të tjera. Jam i lumtur që Higuain ka zgjedhur Milanin, është një klub që askush nuk e refuzon, edhe pse vijmë nga disa vite më shumë ndryshime”.
Ronaldo dhe merkatoja: “Blerje shumë e rëndësishme për gjithë futbollin italian, diçka e jashtëzakonshme pas problemeve që kemi pasur. Jo rastësisht tani po flitet edhe për Modriç, tregon që Seria A po kthehet në nivele të larta”.