Gatuzo: Higuain super, por nuk është sulmuesi ynë

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, foli pas sfidës së humbur ndaj Totenhemit, duke u shfaqur i kënaqur, përtej rezultatit.

Ishte humbja e dytë në International Champions Cup për kuqezinjtë, por Gatuzo nuk shqetësohet: “Ishte një ndeshje e bukur, sidomos në pjesën e parë. Skuadra më pëlqeu shumë, ishte një humbje e pamerituar për atë që u pa në fushë. Jemi rritur fizikisht në krahasim me ndeshjen kundër Mançester Junajtid, edhe pse bëmë disa gabime. Pashë gjëra pozitive, si mënyra si mbajtëm fushën apo personaliteti që treguam. Gabuam para porte dhe u dhuruam disa raste për gabime në mbrojtje. Duhet të përmirësohemi në fazën e ndërtimit të lojës.

“Suso? Po punon mirë, po rritet, skuadra duhet ta vetë me kushtet e duhura që të luajë mirë. Është një lojtar që mund të na ndihmojë të bëjmë kapërcimin cilësor.

“Haliloviç? Është i zoti kur ka topin në zotërim, i ngjan pak Susos dhe e kalon lehtësisht kundërshtarin.

“Higuain? Drejtuesit po punojnë, shënon prej shumë vitesh, por nuk flas dot pa ardhur këtu. Në këtë moment flas për sulmuesit e mi, që janë Kutrone, Kaliniç e Andre Silva”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *