“Gati për vendime drastike”, presidenti i Barcelonës: Sot t’i kërkojmë falje tifozëve, pastaj vijnë…

Pas humbjes së dhimbshme ndaj Bajernit është koha që Barcelona të mendojë për  të ardhmen, për t’u rikthyer edhe njëherë konkurruese. Pas eleminimit ndaj Romës dhe Liverpul, ky turpërim ishte i tepërt për tifozët katalanas. Ishte Pique ai që foli hapur për një revolucion tek skuadra e tij, duke thënë se nëse ndryshimi i klubit do të fillojë që nga largimi i tij, do të ishte vet i pari që do t’i jepte lamtumirën Pas deklaratave të trajnerit dhe Pique, presidenti i Barcelonës, Bartemeu, foli për mediat mbi këtë humbje turpëruese ndaj Bajernit.

“Është një humbje e rëndë. Më vjen keq për tifozët, lojtarët dhe për këdo që ndodhet pranë klubit.” – e nisi fjalimin Bartemou.

Ai gjithashtu mbështeti dhe deklaratën e Pique si dhe foli për të ardhmen e trajnerit dhe klubit në përgjithësi.

“Jam në të njëjtin mendim me Pique. I urojmë fitoren Bajernit, që ishte më superior se ne dhe meritoi të kualifikohej. Që tani e tutje do të marim vendime drastike. Disa prej tyre i kemi marrë, por më të rëndësishmet do të vijnë gradualisht. Nuk është koha për t’i përmendur tani, sot duhet t’i kërkojmë falje tifozëve. Përsa i përket trajnerit, duhet ta kalojmë njëherë këtë ditë dhe të reflektojmë”, u shpreh Bartomeu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online