“Dominim brutal, bëmë çfarë deshëm”, Myler bën krahasimin: Si fitorja me Brazilin? Nuk kishim kurrë këtë kontroll loje

Bajerni bëri një fitore të çmendur mbrëmjen e sotme duke turpëruar Barcelonën në çerekfinalen e Champions League. Një rezultat 2-8 zor se mund të kalonte nëpërmend përpara takimit, por fusha foli ndryshe me bavarezët që ishin të pamëshirshëm.

4 gola që në minutën e 35-të bënë që shumë të kujtonin atë fitore të Gjermanisë kundër Brazilit në Botëror, megjithëse një ndër ta nuk ishte Myler. Njeriu i ndeshjes shprehet për “Sky Sport” pas përfundimit të takimit se me brazilianët kurrë nuk e kishin të njëjtin kontroll loje, ndërsa thekson se ndaj Barçës bënë çfarë deshën në fushë.

“Ne dominuam brutalisht, sidomos kur sulmonim për topin. Zor se u dhamë hapësira. Bëmë çfarë deshëm dhe kjo është diçka që rrallë mund të thuhet në një ndeshje Champions League.

A më kujtoi fitoren 1-7 me Brazilin? Jo. Në 2014-ën kundër Brazilit ne kurrë nuk kishim të njëjtin kontroll të lojës, Ishte diçka që ndodhi, por le të mos flasim për këtë. Le të flasim për të sotmen. Ishte një natë e veçantë, rezultati dhe mënyra se si luajtëm ishte speciale”, ka thënë Tomas Myler./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online